Mirë se vini te Vila Ferdinand

Vendi ku ju do të zbuloni kuzhinën më cilësore shqiptare, italiane dhe atë mesdhetare. Tek ambientet e vilës ju do të gjeni rehatinë e shijimit të një pjate të përgatitur me mjeshtëri dhe stil, shoqëruar me një gotë verë të përzgjedhur Kaliforniane.

Vila Ferdinand ju mundëson gjithashtu organizimin e eventeve tuaja të paharruara, shërbimin delivery kudo që ndodheni, përgatitjen dhe ofrimin e kateringut më cilësor dhe të veçantë që keni provuar, si dhe evente të ndryshme live pranë kopshtit të kuruar të vilës.